Partia Demokratike i ka kërkuar Kuvendit që të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin e saj për uljen e çmimit të naftës.
Grupi parlamentar i opozitës kërkon që ky propozim të përfshihet në seancën plenare të 16 prillit, si një masë emergjente për të shmangur pasojat ekonomike që rëndojnë mbi qytetarët.
Propozimi parashikon vendosjen e akcizës së ndryshueshme për lëndët djegëse, ku e gjithë TVSH-ja që akumulohet nga rritja e çmimit të karburantit do të shkojë automatikisht për uljen e akcizës së naftës. Nëse kjo masë do të aplikohej, çmimi i naftës sot nuk do të ishte më i lartë se 180 lekë për litër.
Nga selia e PD-së dolën Tedi Blushi, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka pas një takimi me kreun e PD-së, Sali Berisha, që zgjati rreth një ore, në kuadër të organizimit për protestën e 17 prillit.
Gjithashtu në fokus kanë qenë edhe komisionet e reformës zgjedhore dhe ai i territoriales.













