Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Do përgjigjesh para ligjit për amnistimin e krimit elektoral

Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së detyrimit për paraqitje. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai mbajti një deklaratë për mediat, ku sulmoi ashpër kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilin e akuzoi për lidhje politike dhe për mbrojtje të qeverisë.

Në vijim të deklaratës së tij, Berisha u shpreh:

“Po e nis me një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që ndjekin këtë konferencë shtypi. Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit”, tha Berisha.