TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lënë selinë blu për t’ju bashkuar qytetarëve në protestën para kryeministrisë.
Berisha shoqërohet nga deputetët si Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi, Elda Hoti dhe qytetarët në rrugën nga selia te kryeministria.
Në protestën e sotme do të ketë fjalime të qytetarëve dhe politikanëve të opozitës. Një audio-mesazh i presidentit të PL-së, Ilir Metës nga burgu po ashtu do të transmetohet në protestë.
Partia Demokratike do të prezantojë gjithashtu disa nga pikat e programit të saj.
