Belshi dhe Elbasani përfshihen në ‘Paketën e Maleve’

Disa territore malore të Belshit, Elbasanit, Përmetit dhe Skraprarit janë përfshirë në atë që qeveria e ka quajtur “Paketa e Maleve”, një inisiativë për t’i zhvilluar këto zona.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, tashmë në këto zona do të lejohet zhvillimi ekonomik, zhvillimi industrial dhe zhvillimit turistik i tyre, çka nënkupton ndërtimin e resorteve, bizneseve si “agroturizëm” e të tjera.

Subjektet që investojnë aty do ta blejnë tokën me 1 euro dhe do të përjashtohen nga taksimi për katër vite.

VENDIMET:

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË BELSH

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Belsh të disa zonave, si më poshtë vijon:

a) Zonës nr.1, njësia administrative Belsh, fshati Qafshkallë, me sipërfaqe 126.4 (njëqind e njëzet e gjashtë pikë katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
b) Zonës nr.2, njësia administrative Belsh, fshati Gradishtë, me sipërfaqe 1.49 (një pikë dyzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
c) Zonës nr.3, njësia administrative Belsh, fshati Seferan-Hysë, me sipërfaqe 68 (gjashtëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
ç) Zonës nr.4, njësia administrative Rrasë, fshati Shegas, me sipërfaqe 69.8 (gjashtëdhjetë e nëntë pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
d) Zonës nr.5, njësia administrative Fierzë, fshati Fierzë, me sipërfaqe 143.9 (njëqind e dyzet e tre pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona janë:

a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Belsh për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË ELBASAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave:

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Elbasan të disa zonave, si më poshtë vijon:

a) Zonës nr.1, njësia administrative Funar, me sipërfaqe 1 439, 89 (një mijë e katërqind e tridhjetë e nëntë presje tetëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
b) Zonës nr.2, njësia administrative Gjinar, me sipërfaqe 1 047, 74 (një mijë e dyzet e shtatë presje shtatëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
c) Zonës nr.3, njësia administrative Tregan, me sipërfaqe 398,1 (treqind e nëntëdhjetë e tetë pikë një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
ç) Zonës nr.4, njësia administrative Shushicë, me sipërfaqe 705,96 (shtatëqind e pesë presje nëntëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë pikat e hyrjes dhe të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona janë:

a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Elbasan për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M PËR SHPALLJEN E NJË ZONE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË PËRMET

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Përmet të zonës nr.1, njësia administrative Çarçovë, fshatrat Kanikol dhe Draçovë, me sipërfaqe 2.04 (dy pikë zero katër) km², sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

– të zhvillimit ekonomik;
– të zhvillimit industrial;
– të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Përmet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M PËR SHPALLJEN E NJË ZONE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SKRAPAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Skrapar të zonës zhvillimore nr.1, Helmës-Staraveckë, njësia administrative Potom, me sipërfaqe 258 (dyqind e pesëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Skrapar për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU