Belinda Balluku do të heshtë edhe në ditën kur votohet për kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.
Në nisje të seancës parlamentare, Niko Peleshi tha se Balluku nuk kishte depozituar një kërkesë për të folur, megjithëse ishte e drejta e saj për ta bërë diçka të tillë.
Në seancën e sotme parlamentare është paraqitur kryeministri Edi Rama dhe të gjithë deputetët e tjerë të Partisë Socialiste, të cilët kanë urdhër për të votuar kundër autorizimit për arrestimin e Ballukut.
Në kuvend do të lexohen dy raportet e PD dhe PS për arrestimin e Belinda Ballukut, ndërsa godina është e rrethuar me protestues të opozitës.













