Bashkia Elbasan shpreh ngushëllimet për familjen e punonjësit që humbi jetën tragjikisht

56 vjeçari Eduard Balliu i cili u rrëzua nga vinçi mesditën e sotme, ka humbur jetën në spital.

Ai ishte punonjës i Bashkisë së Elbasanit dhe gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, u rrëzua dhe u dërgua në spital, por nuk ia doli dot të shpëtonte.

Bashkia e Elbasani përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare shprehin ngushëllime te sinqerta për  familjen e të ndjerit i cili humbi jetën tragjikisht.

Postimi: 

“Bashkia e Elbasanit shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e Eduard Balliut, punonjësit të Agjencisë së Shërbimeve Publike i cili humbi sot tragjikisht jetën pas një aksidenti të ndodhur në lagjen “5 Maji”. I gjithë stafi i Bashkisë Elbasan dhe Agjencisë së Shërbimeve Publike u gjendet sot pranë familjarëve të të ndjerit në këtë moment të vështirë të humbjes së të afërmit të tyre. Njëkohësisht, Bashkia e Elbasanit po bashkëpunon ngushtësisht me institucionet përkatëse me synim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”