Bashkë edhe në krim, nënë e bir kapen në Tiranë: Ishin në kërkim nga Italia

Shpesh flitet se lidhja mes nënës e djalit është shumë e fortë. Por kjo që ka ndodhur me dy familjarë në Tiranë shkon deri në paligjshmëri.

Policia njoftoi se ka arrestuar Dëshira Gosenin, 63 vjeçe dhe Eduard Gosenin, 44 vjeç. Nënë e bir ishin shpallur në kërkim në Itali dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin e tyre drejt shtetit fqinj.

Ata kërkoheshin si anëtarë të një organizate kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.