“Bari i varrezave po bëhet kallamishte”! Rama “shënjestron” Elbasanin: Edhe në këtë bashki duhen shkarkuar gjithë drejtorët! Ty kryetar duhet të të lëmë pa gjumë

DURRËS- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në Durrës ka pasur në shënjestër të kritikave bashkinë e Elbasanit dhe kryetarin e saj, Gledian Llatjan. Rama u shpreh se bari i varrezave në Elbasan është lënë aq shumë pa prekur sa po kthehet në kallamishte, ndërsa tha se është një turp që të bëhet një vatër zjarri.

Kreu i qeverisë tha se është e pamundur që kryetari i bashkisë të mos jetë i informuar për çdo gjë që ndodh në qytet. Ai tha se edhe në këtë bashki ashtu si në të Vlorës dhe Durrësit duhen shkarkuar të gjithë drejtorët. Ndërsa iu drejtua Llatjas, tha së kryetari duhet lënë pa gjumë për mbarëvajtjen e punëve të Elbasanit.

“Bari i varrezave te Elbasanit ka potencialin të bëhet si kallamishte. Aq shumë është lënë pa u prekur sa mund të bëhet kallam. Pastaj kur dikush i vë flakën, është për turp që varrezat bëhën vatër zjarri. Elbasani mund të përshkohet cdo ditë në këmbë aq qytet është, dhe mos të jetë kryetari i bashkisë i informuar se cfarë ndodh atje. Është e pamundur nëse i mban sytë hapur dhe ndjek cfarë ndodh. Edhe në bashkinë e Elbasanit dhe në të Lushnjes duhet bërë shkarkimi i të githë drejtorëve me dorëheqje. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë. 10 mandatë në Elbasan janë një barrë, që më ka marrë dhe ato orë që flija gjumë. Duhet të lëmë pa gjumë dhe ty, kryetar.”, tha Rama.