SPANJE – Barcelona arriti një fitore tepër të rëndësishme, duke mundur me përmbysje skuadrën e Frankfurt, 2-1.
Sfida e luajtur në “Camp Nou” nisi si mos më keq për blaugranat, të cilët e pësuan në minutën e 21-të nga Knauff, por në pjesën e dytë, Kounde shënoi dy herë brenda 3 minutash (50’ dhe 53’), për të përmbysur takimin.
Në Bergamo, Chelsea u mposht me përmbysje 2-1 nga Atalanta. Edhe pse Blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh në minutën e 25-të me Joao Pedron, por në të dytën, Scamacca dhe De Ketelaere përmbysën takjimin në pjesën e dytë.
Në sfidat e tjera, Atletico e Madridit mposhti 2-3 PSV-në, Tottenhami mundi 3-0, Marseja triumfoi 2-3 në Belgjikë përballë Royal Union dhe Monaco triumfoi 1-0 me Galatasarayn.
Ja rezultatet e ndeshjeve të ditës së martë:
Kairat Altaty – Olympiokas 0-1
Matins 73
Bayern Munich – Sporting 3-1
Gnabry 65’, Kral 69’, Tah 77’/ Kimmich 54(a)
Barcelona – Frankfurt 2-1
Kounde 50’, 53’ / Knauff 21’
Atalanta – Chelsea 2-1
Scamacca 55’, De Ketelaere 83’ / Joao Pedro 25’
Monaco – Galatasaray 1-0
Balogun 68’
PSV – Atletico Madrid 2-3
Til 10’, Pepi 85’ / Alvarez 37’, Hancko 52’, Sorloth 56’
Royal Union – Marsejë 2-3
Khalaili 5’, 71’ / Paixao 15’, Greenwood 41’, 58’
Tottenham – Slavia Prague 3-0
Zima (A.G) 26’, Kudus (P) 50’, Simons (P) 79’













