Barazim pa gola në pjesën e parë mes Andorrës dhe Shqipërisë. Ritmi ishte i kënaqshëm në fillim, me kuqezinjtë që treguan dëshirë të madhe për të shkuar te goli.
Tentativa e parë serioze ishte e Kristjan Asllanit nga goditja e dënimit, por gjithsesi topi përfundoi jashtë.
Edhe vendasit ishin të rrezikshëm, teksa me anë të kundërsulmeve, shkaktuan disa herë “drithërima” në portën e Strakoshës.
Në shtesë, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, vetëm traversa ndali Gjimshitin.













