Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Riti tradicional i përgatitjes së ballakumes, ëmbëlsirës ikonë të trevës së Elbasanit, është shpallur pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale. Ky njohje vlerëson rëndësinë e saj si simbol autentik i identitetit dhe traditës kulinare shqiptare, i lidhur ngushtë me festën e Ditës së Verës.

Familjet elbasanase kanë ruajtur me përkushtim recetën origjinale dhe pajisjet tradicionale qindravjeçare të gatimit. “E kemi ruajtur siç e kanë lënë të parët tanë, me enët tradicionale si kusia, luga druri dhe sofra. Kusia ime është 250 vjeçare dhe e ruaj me fanatizëm si trashëgimi nga stërgjyshja ime,” rrëfen Kreshnik Kaliqi, mjeshtër i ballakumes që e gatuan prej gati 40 vitesh.

Vendimi i Ministrisë së Kulturës konsiderohet një vlerësim për stërgjyshet që e kanë trashëguar këtë traditë mbi 400 vjet. “Ky është një nder për të parët tanë, të cilët me dashuri e përkushtim e kanë ruajtur këtë recetë, dhe ne do ta lëmë të gjallë për fëmijët tanë,” shton Kaliqi.

Ballokumja e Elbasanit është e vetmja ëmbëlsirë që gatuhet sipas recetës së paprekur për mbi 540 vjet, duke përdorur miell misri, gjalpë dhe vezë fshati. Për banorët e zonës, Dita e Verës nuk mund të imagjinohet pa këtë ëmbëlsirë tradicionale, që vazhdon të simbolizojë trashëgiminë kulturore dhe kulinarinë autentike të Elbasanit.