“Babai më ka rrahur pasi i kam kërkuar 50 lekë”/ Roza Lati flet për fëmijërinë e saj të vështirë

Roza Lati ka treguar detaje shokuese nga fëmijëria e saj, teksa rrëfeu se është dhunuar nga i ati, i cili vuante nga sëmundja e tumorit në tru.

Moderatorja tregoi se sëmundja e pashërueshme e bëri babai e saj agresiv dhe në një episod, ky i fundit e rrahu kur ishte 5-vjeçe pasi i kërkoi 50 lekë për çamçakëz.

“Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij”, tregoi Roza.

Moderatorja shtoi se nëna e saj Rita i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ja kërkuar fare.
“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për çamçakëz më ka rrahur, sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij.

Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e parë kam qenë 5 vjeçe ai ishte te puna e tij dhe vajta se pashë shoqet e mija që kishin marrë çamçakëz, kanë qenë disa me ngjitëse te dora edhe më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë për çamçakëz. Ai ishte agresiviteti i tij që i rrëshkiste, sepse im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë.

Duke u rritur ashtu unë tani kjo goca këtu, më vjen zor të kërkoj lekë, më vjen zor të lyp sepse jam rritur në këtë mënyrë dhe e kam traumatike. Dhe mami këtë gjë e di. Rita m’i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ja kërkuar fare”, tregon ajo.