Automjet i djegur në Mirakë, dyshohet se u përdor në vr*sjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

Screenshot

Një automjet i djegur është gjetur këtë mëngjes në fshatin Mirakë, buzë lumit Shkumbin, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Mjeti është zbuluar në një zonë të izoluar pranë shtratit të lumit, çka sugjeron përpjekje të autorëve për të zhdukur provat. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprime hetimore, ndërsa po analizohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar lëvizjet e automjetit para ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë i vjedhur dhe është përdorur vetëm për realizimin e atentatit. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, duke mos përjashtuar asnjë pistë hetimi.