Aurora Polo është emëruar si drejtoreshë e komanduar e RTSH-së.
Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zv.drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.
Ajo zëvendëson ish-drejtorin Alfred Peza që dha dorëheqjen pak kohë më parë.
Vetëm 1 vit pasi mori drejtimin e RTSH-së, Peza dha dorëheqjen e parevokueshme në Këshillin Drejtues.