Atentati mafioz në Rinas! Breshëria e plumbave që i mori jetën Gilmando Danit prekin edhe hotelet e ndërtesat përreth, PAMJE nga vendgjarja

TIRANA- Nga të shtënat në atentatin e sotëm në rrethrotullimin e Rinasit, plumbat kanë depërtuar edhe tek xhamat e një hoteli pranë vendngjarjes, siç shihet edhe në pamjet e siguruara. Gilmando Dani, 47 vjeç, u vra pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona.

Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, 40 vjeç, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, dyshohet se autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit, i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq automjeti me targa greke, që dyshohet se u përket autorëve është gjetur e djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës./Dosja.al