Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte pranë Aeroportit të Rinasit, në Tiranë.
Sipas burimeve paraprake, një automjet ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tjetër në lëvizje, ku ndodheshin dy persona. Si pasojë e të shtënave, një prej tyre ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Pas atentatit, autorët e dyshuar janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Fushë-Krujës.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë se qytetarët kanë tentuar të thyejnë xhamat e automjetit për të nxjerrë viktimën dhe të plagosurin.
Burime policore theksojnë se rasti nuk ka lidhje me Policinë Kufitare apo me sigurinë e Aeroportit të Rinasit. Aktualisht, forca të shumta policie ndodhen në terren dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit.













