SUEDI – Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Suedisë, në takimin që po zhvillohet në Gotenberg. “Dardanët” janë në epërsi prej një goli, atë të Fisnik Asllanit që e shtangi Suedinë. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar disa herë përmes goditjeve këndore, megjithatë Aro Muric ishte thjesht i pathyeshëm.
Ndërkohë që Suedia sulmonte, Kosova krijoi një kundërsulm ku Veldin Hoxha dhuroi një asist për Fisnik Asllanin, i cili shënoi duke zhbllokuar takimin në minutën e 32’-të.
Kosova kishte edhe një tjetër rast të artë për të dyfishuar epërsinë, por portieri vendas e ndali një goditje të fuqishme të Vedat Muriqit, e nga topi i kthyer nuk përfitoi Leon Avdullahu, që goditi shtyllën. Me këto raste dhe me shifrat 0-1 u mbyllën 45 minutat e para.
