Asllani i jep fitoren Interit

ITALI – Interi fitoi 1-0 ndaj Veronës dhe mbajti hapin me Napolin në krye të renditjes. Në “San Siro”, në një përballje të barabartë dhe me pak ngjarje, mjaftoi Asllani (9’) që realizoi penalltinë e dhënë nga Manganiello për prekje me dorë të Valentinit brenda zonës. Interi riktheu fitoren pas pesë ndeshjesh pa sukses (në kampionat dhe në kupa), një fitore e rëndësishme që i mban zikaltrit tri pikë pas ekipit të Contes, me tri javë nga përfundimi i sezonit.

Interi kalon menjëherë në avantazh ndaj Veronës: 1-0 në “San Siro” pas më pak se 10 minutash lojë, falë golit të Kristjan Asllanit nga pika e bardhë, pas një prekjeje me dorë në zonë nga Valentini.

Dinamika e aksionit: depërtim nga Carlos Augusto, i cili pason për Arnautovic; ky i fundit provon t’i shërbejë Correa-s me një top të butë, por ai ndërpritet qartësisht me dorë nga mbrojtësi i Veronës. Arbitri Manganiello nuk e sheh episodin, por ndërhyn VAR-i, që korrigjon. Nga pika e penalltisë godet mesfushori shqiptar, i cili e dërgon topin në rrjetë duke e mashtruar portierin Falcone dhe duke zhbllokuar sfidën.