Arti në zi! Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori dhe skenaristi Leka Bungo

TIRANA- Regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Bungo do të përcillet për në banesën e fundit këtë të mërkurë, në orën 16:00, dhe do të prehet në varrezat e Sharrës. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale ndërsa vajzat e tij, Alba ka shpërndarë një foto teksa shprehet se ai luftoi me sëmundjen më të rëndë të shekullit, por nuk arriti ta fitojë betejën.

Postimi:

Sot më duhet të bëj gjëne më të rëndë të jetës time. Të të them ty mirupafshim përjetësisht. E kujt? Atij që desha më shumë në dynja, atij që më mësoi çdo gjë, atij që më falte çdo gjë, atij që i besoja çdo gjë. I shtrenjti im që jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk të thërrisja mbret. Luftove me sëmundjen më të rëndë të shekullit dhe humbe! U prehsh në paqe dhe faleminderit që ishe babai im. Krenare gjithmonë pafundësisht për ty, mirënjohëse përulësisht për çdo gjë që më mësove dhe dhurove. Ishe dhe do jesh dashuria më e madhe në dynja. Njerëzit e mëdhenj jetojnë ashtu siç jetove ti! E deshe dhe e respektove jetën ashtu siç vetëm ti dije. Lamtumirë deri sa të takohemi siç vetëm ne të dy dinim. Ah sa të dua i vogli im! U prehsh në paqe bashkë me engjëjt, engjëlli im.

Arti në zi! Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori

Leka Bungo lindi më 28 shkurt 1944 në Vlorë dhe ishte një nga emrat më të spikatur të artit shqiptar, me kontribute të rëndësishme në teatër, film dhe televizion. Ai kreu shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më vonë një kurs njëvjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve.

Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin e tyre më të pranishëm. Pas viteve ’90 krijoi në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar, teatrin privat ”Rubairat”, por që shpejt e humbi destinacionin e vet artistik si të tillë, derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri. Pas vitit 2002, emigroi në SHBA.

Perveç punës si regjisor dhe aktor, ka shkruar edhe disa drama dhe skenar filmash, ndër to dramën “Pabesia” si dhe skenarët “Pas fasadës”, “Gjuetia e fundit” etj., në filmin që bëri në 1990 si Bardhyla në filmin ‘Një djalë edhe një vajzë’. Ai ishte autor i skenareve për disa filma artistikë. Në vitin 1998, ai themeloi një stacio