Arsenali, Interi, Barcelona dhe PSG janë skuadrat që janë kualifikuar për në gjysmëfinalet e Champions League, teksa Real Madrid, Bayern, Dortmund e Aston Villa janë eliminuar.
Në fazën gjysmëfinale do kemi përballjet Arsenal – PSG dhe Barcelona – Inter. Tashmë janë bërë zyrtare datat dhe oraret e këtyre sfidave.
Sfida e parë luhet më 29 prill dhe është mes Arsenalit dhe PSG-së, ndërsa më 30 prill Barcelona pret Interin. Duelet e kthimit janë parashikuar për më 6 dhe 7 maj.
Ndeshjet e para, 21:00
29 prill, Arsenal – PSG
30 prill, Barcelona – Inter
Ndeshjet e kthimit, 21:00
6 maj, Inter – Barcelona
7 maj, PSG – Arsenal
