Arsen Lleshi ka shënuar për Elbasanin tre golat sot, ndërsa verdheblutë mposhtën Teutën me rezultatin 3-1.
bandicam 2025-01-11 19-35-25-096
Pas ndeshjes Lleshi tha:
“Më i bukur ky tre pikësh. Sa herë jepet mundësia të jem në fushë, jam maksimumin. Jam i lumtur për golat dhe sidomos për 3-pikëshin.
Bëj maksimumin sa herë luaj dhe të arrij objektivat. Po luaj më shumë sulmues, po bëjmë presing lart. Na ka kërkuar trajneri të vazhdojmë vetëm përpara, me tranzicionin pozitiv të jemi më të shpejtë”, u shpreh Arsen Lleshi.
