7 korrik 2026 – Argjentina është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti Egjiptin me rezultatin 3-2 në një sfidë me shumë emocione dhe përmbysje.
Egjipti kaloi në avantazh në pjesën e parë me golin e Ibrahimit, ndërsa Lionel Messi humbi mundësinë për të barazuar, pasi nuk arriti të shndërronte në gol një penallti.
Në fillim të pjesës së dytë, Ziko realizoi golin e dytë për përfaqësuesen afrikane, duke e çuar rezultatin në 2-0. Megjithatë, Argjentina reagoi shpejt dhe ngushtoi diferencën me Cristian Romero, ndërsa më pas Messi vendosi baraspeshën.
Goli i kualifikimit erdhi në minutat shtesë, kur Enzo Fernández realizoi golin e fitores, duke vulosur përmbysjen 3-2 dhe kalimin e Argjentinës në fazën çerekfinale.
Në raundin e tetë skuadrave më të mira, Argjentina do të përballet me fituesin e sfidës mes Zvicrës dhe Kolumbisë.




