Antonella, gruaja bukuroshe e Leo Messit “vodhi” shfaqjen në Kupën e Botës…

SHBA – Ndoshta Kampionati Botëror i Klubeve nuk na dha gola që në fillim, pasi takimi në Miami midis Interit nga i njëjti qytet dhe Al Ahly nga Egjipti përfundoi me rezultatin 0-0, por në tribuna mund të shiheshin shumë fytyra interesante.

Ndër të tjera, e gjithë familja e Leo Messit, e udhëhequr nga bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo, e cila ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut me pamjen e saj, u mblodhën në tribunat e stadiumit “Hard Rock” të Miamit.

Këtë herë, ajo erdhi në stadium me një fanelë të Inter Miamit të edicionit special me mbiemrin e Messit në pjesën e pasme së bashku me djemtë e saj, të cilët ndoqën nga afër çdo hap të babait të tyre në fushë.

Në fund, Leo mund t’i kishte bërë vërtet të lumtur, por gjuajtja e tij nga minuta e 97-të përfundoi në traversë, kështu që shansi më i mirë që skuadra amerikane kishte në ndeshje dështoi.

Antonella dhe Leo tashmë kanë arritur të përshtaten me jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe është interesante që gruaja e futbollistit argjentinas u pa duke kaluar kohë me Shakirën vetëm pak ditë më parë pas koncertit të saj. Këtë herë ajo ishte shpirti dhe zëri në stadium me Leo Messin…