Ndeshja mes Partizanit dhe Elbasanit u ndërpre për disa minuta në minutën e 85-të, pas një episodi shqetësues në fushën e lojës.
Mbrojtësi i Partizanit, Saliu Sembene, u rrëzua papritur dhe humbi ndjenjat në stadiumin “Arena e Demave”, duke shkaktuar panik mes lojtarëve dhe tifozëve të pranishëm.
Stafi mjekësor reagoi menjëherë, ndërsa ambulanca u fut në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Pas ndërhyrjes mjekësore, Sembene u largua me barelë drejt dhomave të zhveshjes dhe nuk u transportua menjëherë drejt spitalit.
Pas një ndërprerjeje prej rreth pesë minutash, takimi rinisi normalisht.













