Largimi i Gareth Southgate ka bërë që Federata Angleze e Futbollit të jetë në kërkim të një trajneri të ri.
Edhe pse ka një sërë kandidatësh të interesuar për vendin vakant, sipas procedurës, Federata ka postuar edhe në faqen e saj aplikimin për vendin bosh, duke shpjeguar kushtet e qarta që duhet të plotësojë kandidati fitues.
Sipas saj, personi që aplikon duhet të “drejtojë dhe zhvillojë ekipin e Anglisë që të fitojë një turne madhor dhe të renditet në mënyrë konstante si një prej skuadrave më të mira në botë”.
