Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Rama: Dua të marr hak! Na kanë poshtëruar me dhjetëra vite!

Berlin, 04 mars 2025 – Kryeministri Edi Rama ka folur sërish mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë bashkëbisedimin me ndjekësit online përmes rubrikës Sy m’sy nga Berlini Rama e ka cilësuar anëtarësimin si një hakmarrje.

Rama shprehet se Shqipërinë e kanë poshtëruar me dhjetëra vite të huajt dhe vendasit dhe për këtë ka ardhur koha sipas tij që të marrë vendin që i takon.

Rama: Energjinë më të madhe e gjej tek hakmarrja. Dua të marr hak. Na kanë poshtëruar shumë gjatë, na kanë poshtëruar të huajt na kanë poshtëruar tanën me dhjetëra e dhjeta vite. Është koha të marrim hak, dhe është fantastike të marrim hak duke u ulur në tryezën e BE njësoj të barabartë me të tjerët.