Postimi i Klubit Shumësportësh i Elbasanit
Ana Kokoneshi, Kampione e Turneut Internacional të Pingpongut “Ilia Kareski”! 🏓🥇🏆
Në datat 22-23 Shkurt 2025, në Prilep, Maqedoninë e Veriut, u zhvillua Turneu Internacional i Pingpongut “Ilia Kareski”, me pjesëmarrjen e lojtarëve më të mirë nga Greqia 🇬🇷, Mali i Zi 🇲🇪, Maqedonia e Veriut 🇲🇰, Kosova 🇽🇰 dhe Shqipëria 🇦🇱.
Ana Kokoneshi, vetëm 11 vjeçe, nën kujdesin e veçantë të trajneres së saj, znj. Greta Kovaçi, tregoi talentin dhe përkushtimin e saj duke triumfuar në kategorinë U13. Ajo fitoi të gjitha ndeshjet e saj dhe u shpall Kampione e Turneut, duke siguruar vendin e parë dhe medaljen e artë! 🥇🏆
Një arritje e jashtëzakonshme që na bën të gjithëve krenarë!
Suksese, Kampione! 🇦🇱🔥
