Ambasada gjermane fton Dumanin, Celibashin dhe Çelën, raportojnë gjetjet në terren për krimet zgjedhore

TIRANË- Krerët e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së janë ftuar nga ambasadori gjerman. Gjatë këtij takimi kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kanë bërë një përmbledhje të gjetjeve të deri tanishme nga hetimit e krimeve zgjedhore.

Strategjia e tre institucioneve po funksionon përmes një Task Force të posaçme e cila është ngritur prej muajit janar 2025. Mësohet se të pranishëm në takim ishin edhe e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, përfaqësues nga delegacioni i BE në Tiranë, ambasadori i Britanisë së Madhe dhe ai i Francës të cilët i kanë drejtuar pyetje tre të ftuarve.

Raportimi i krerëve të institucioneve është ndjekur edhe nga kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier. Disa javë më parë krerët e institucioneve treguan detaje lidhur me rastet e krimeve zgjedhore para ambasadës britanike në Tiranë.