Ambasada e BE në Tiranë: Nga 12 tetori, nis zbatimi i sistemit të ri të menaxhimit të hyrje-daljeve drejt vendeve të Shengen

TIRANË- Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë ka publikuar një mesazh për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada shkruan se prej datës 12 tetor, një sistem i ri i hyrjeve dhe daljeve do të nisë të funksionojë për të gjithë udhëtarët.

Postimi:

Përditësim i rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen! Nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë:

të dhënat nga dokumenti i udhëtimit
datat e mbërritjes dhe të largimit
të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)
Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit. Nuk ka asnjë tarifë shtesë.
Për më shumë informacion nga burimi zyrtar