Alpha Europe: Noizy zbulon surprizën, në shtator koncert madhështor në Greqi

Noizy nuk di të ndalet! Ditën e sotme ai ka dhënë një lajm surprizë.

Nga Greqia ku është i pranishëm me kryeministrin Edi Rama në nisje të turit të takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” ai ka paralajmëruar se do mbajë koncertin “Alpha Show” në Greqi në shtator.

Ende nuk është vendosur data, por artisti premton një super koncert.

Këtë vit në Tiranë “Alpha Show” mbahet më 27 qershor në stadiumin “Air Albania”. Në rrjetet sociale Noizy shkruan se skena do jetë në mesin e fushës së stadiumit duke premtuar se do jetë koncerti më i çmendur deri më sot. Biletat i gjeni këtu.

Këtë vit “Alpha Show” do zhvillohet edhe në Prishtinë. Ende nuk dihen detaje mbi datën dhe vendin, por në një intervistë pak kohë më parë Noizy tha se planifikon ta zhvillojë mes muajve qershor-korrik.

Paralelisht, Noizy ka paralajmëruar edhe lançimin e albumit të tij të ri me titull “Ikona”.