Peqin, 04 Dhjetor 2025
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 72 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka hedhur lëndë helmuese në tokën ku kullotin bagëtitë e shtetasit T. F., dhe për pasojë kanë ngordhur 12 bagëti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













