SERBI – Futbollisti i Crvena Zvezdës dhe lojtari i kombëtares serbe, Nemanja Radonjiç, i cili nuk u aktivizua në ndeshjen në Lekovc, e ka akuzuar ashpër trajnerin Dragan Stojkoviç pas humbjes kundër Shqipërisë.
Në story-n e tij në Instagram, Radonjic postoi një foto të tij të veshur me një fanelën e kombëtares serbe, por edhe një flamur japonez, së bashku me hitin e njohur të Indira Radiç, “Heroji”.
“Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë, sepse tradhtarët e duan vetëm veten” është teksti i këngës, që me sa duket Radonjiç ia ka dërguar trajnerit Stojkoviç. Komentet bëjini vetë, por mesazhi lënë të kuptohet se ai ka tradhëtuar serbët në humbjen me Shqipërinë.
