“Aksioni më i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore”/ Trump në konferencë pas arrestimit të Maduros: Askush nuk mund ta bëjë atë që bëri Amerika mbrëmë

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po zhvillon një konferencë pas arrestimit të Maduros. Gjatë fjalës së tij ai tha se ky ishte aksioni më i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Trump deklaroi se “çekiçi i mesnatës” u ekzekutua në mënyrë perfekte, pa as një gabim gjatë ekzekutimin. Në fund, ai tha se askush nuk mund ta bëjë atë që bëri Amerika mbrëmë.

“Ishte aksioni më i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte një sulm ndaj një fortese ushtarake në zemrës të Karakasit. “çekiçi i Mesnatës” u ekzekutua në mënyrë perfekte, pa as një gabim gjatë ekzekutimin. Askush nuk mund ta bëjë atë që bëri Amerika mbrëmë”, tha Trump