Aksidenti tragjik i merr jetën 21-vjeçarit shqiptar (EMRI)

Të premten më 15 nëntor ai do të kishte mbaruar sezonin veror si kopshtar në kampingun e Union Lido në Ca’ di Valle. Më pas ai mund të largohej për t’u bashkuar me nënën dhe babain e tij në Malishevë, Kosovë. Por kthimi i tij i shumëpritur në shtëpi, ku nuk kishte shkelur prej një viti, nuk ishte i mundur, pasi ndërroi jetë në aksident. Kjo është historia e të riut nga Kosova, Rilind Thaçi.

Natën mes të mërkurës dhe të enjtes, teksa kthehej nga Jesolo, në zonën e Venedikut, BMV-ja me të cilën udhëtonte, e drejtuar nga kushëriri i tij 24-vjeçar, doli nga rruga në kthesë pak përpara varrezave të Cavallino-s dhe u përplas me një shtyllë pikërisht në anën e pasagjerit ku ishte ulur Rilindi. Përplasja ishte e fortë dhe për 21-vjeçarin nuk mund të bëhej dot asgjë. Për kushëririn që ishte në timon kishte disa lëndime dhe u shtrua në spital gjatë natës, më pas mëngjesin e sotëm, të enjten, ai doli nga spitali San Donà.

Jeta e Rilind Thaçit në Itali

“Ai kishte arritur të përgatiste gjithçka – thotë kushëriri tjetër i Rilind Thaqit, Arbeni – Ai tani ishte në rregull me lejen e qëndrimit, me vendin e punës, gati të merrte lejen e drejtimit dhe pastaj të blinte një shtëpi për vete në Ca’ Savio, pasi vëllai 24-vjeçar i tij është i martuar dhe Rilindi qëndronte pikërisht tek vëllai. Ai duhej të shkonte dhe të kalonte Krishtlindjet me prindërit e tij, të cilët kishin qenë këtu në Cavallino për ta vizituar në janar, pas Vitit të Ri, dhe ishin të lumtur sepse kishte gjetur një punë të mirë”.

Rilindi, ose Lindi, siç e thërrisnin të gjithë, ishte bërë shpejt i dashur në bregdet. “Gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrë. Gjatë kësaj periudhe ai ishte vërtet i lumtur. Ai ndihej i plotësuar dhe kishte jetën përpara – thotë një kushëri tjetër, Dini Pacarizi – Kur vëllai im më telefonoi në orën 6 të mëngjesit dhe më tha për aksidentin fatal, më duhej të ulesha. Nuk mund të merrja frymë.”, deklaroi ai.