Një aksident i ndodhur pas mesditë në një prej rrugëve kryesore të qytetit ka rezultuar pa probleme për jetën e njerëzve. Burime zyrtare të policise bejne me dije se nga përplasja e dy automjeteve ka mbetur e dëmtuar një pasagjere që udhëtonte në makinën e drejtuar nga një grua.
Fatmirësisht janë regjistruar vetëm dëme materiale megjithëse shqetësimi ka qenë i madh kur sirenat e ambulancës dhe policisë kanë alarmuar për disa minuta qytetarët. Mësohet nga burime të policisë se nuk ka të dëmtuar këmbësorë nga ky aksident por vetëm përplasje të dy automjeteve qe kane sjelle pasoja te lehta per udhetaret.