Aksident tragjik në Turqi/ Helikopteri përplaset me godinën e spitalit, humbin jetën 4 persona (VIDEO)

TURQI- Një aksident tragjik ka ndodhur në një spital në Turqinë jugperëndimore. Sipas mediave të huaja një helikopter i shërbimit të urgjencës shëndetësore është përplasur në ambientet e spitalit.

Një ekip kërkim- shpëtimi ka mbërritur në zonë, ndërsa deri tani janë konfirmuar katëer persona të vdekur, 2 pilotë, 1 mjek dhe 1 personel. Sipas raportimeve helikopteri goditi godinën e spitalit gjatë ngritjes. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës së dendur.