Tiranë- Aksident tragjik në aksin Tiranë-Elbasan. Vdes shoferi, plagoset rëndë pasagjerja.
Automjeti me drejtues E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
