Mësohet se rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C.
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku i plagosur ka mbetur një 7-vjeçar. Mësohet se rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C. Gjithashtu 7-vjeçari është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C. Si pasojë është dëmtuar një 7-vjeçar, pasagjer në automjetin e shtetases M. C., i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.













