Video\Aksident nē Belsh,policia del me njoftim zyrtar

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të dielë në Belsh.

Sipas njoftimit tē policisë makina ka dalē nga rruga dhe më pas  është përfshirë nga flakët.Drejtuesi dhe vajza e tij janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i  policisë

Belsh/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.

Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.