Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplas të moshuarin me biçikletë

Screenshot

Mësohet se në vendin e quajtur ‘Rrepat’ një makinë ka përplasur një person me biçikletë.

FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen esotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se në vendin e quajtur ‘Rrepat’ një makinë ka përplasur një person me biçikletë.

Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen. I aksidentuari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë.