Aksident në aksin Fier-Ballsh, plagoset shoferi me vajzën e tij 12-vjeçe

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Fier-Ballsh”. Sipas informacioneve të policisë, mësohet se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet S. H., 65-vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B.

Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12-vjeçe.

Njoftimi:

“Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65-vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12-vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”