Pogradec, 16 Mars 2025 – Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht, ku një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Viktima është identifikuar si shtetasi Ilir Mimini, 55 vjeç, banues në Mëmëlisht. Sipas burimeve, ai ishte duke ecur në këmbë kur u godit fatalisht nga automjeti, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.
Forcat policore dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë intensivisht për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorit të ngjarjes.
