Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 24-vjeçarja shqiptare, në gjendje të rëndë foshnja 6-muajshe

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë gruaja e tij që ndodhej në makinë, ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, në makinë ndodhej edhe foshnja e tyre disa muajshe dhe motra e shoferit, që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Shoferi ishte partneri i viktimës 24-vjeçare dhe babai i fëmijës.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka rezultuar nën efektin alkoolit dhe të drogës pas disa testimeve.

I riu u arrestua nga Policia italiane nën akuzen “vrasje me automjet” dhe për momentin ndodhet në arrest shtëpie.

E reja që humbi jetën në aksidentin automobilistik, ishte nëna e tre fëmijëve të vegjël.