Aksident i rëndë! Furgoni përplaset me një mjet, 7 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq, në afërsi të fshatit Pendavinj.

Sipas informacioneve nga policia në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.

1 prej tyre është në gjëndje të rëndë ndërsa 6 të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.

Të plagosurit janë drejtues dhe paaagjerë në të dyja mjetet.

Policia ndërkohë po punon për sqarimin e rrethanave të akaidentit.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, në afersi të fshatit Pendavinj, është përplasur automjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M., me automjetin tip “Volkswagwn” me drejtues shtetasin B. C.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.