Aferat e AKSHI-t dhe hetimet e SPAK, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për Agjencinë Kombëtarë të Shërbimeve të Informacionit.

Kreu i qeverisë ka marrë në mbrojtje drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj e cila ndodhet me masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Në podkastin e tij “Flasim” Rama tha se akuzat për Karçanajn janë të hatashme, ndërsa theksoi se duhet pritur drejtësia për të vërtetën e saj dhe jo siç tha ai “tenxheret politike dhe mediatike”.

“AKSHI përballet në një hetimin nga SPAK. Mirlinda Karçnaja gjendet në një masë sigurie në një akuzë të hatashme, për të cilën duhet pritur me durim nga drejtësia dhe nuk mund të pritet nga 700 tenxheret e çorbës politike e mediatike që të dalë deri në fund e vërteta e saj”, tha Rama.