“A je ti bashkë- kryetar, atëhere çfarë ke”? Kujt po i uluret Rama nga Roma? Video

Është publikuar një video ku Kryeministri Edi Rama shihet në Itali, teksa zhvillon një bisedë telefonike me tone të larta dhe tensionuese.

Në pamjet e filmuara, Rama i drejtohet bashkëbiseduesit me fjalët: “A je ti bashkëkryetar apo çfarë je, pse pengon?”, ndërsa përmend dhe “Grupin”, duke rritur dyshimet për përplasjet e brendshme në PS.

Video e publikuar nga newspower:

Burime jozyrtare aludojnë se personi në anën tjetër të telefonit mund të jetë Arbjan Mazniku, por kjo nuk është konfirmuar.