Elbasani eliminon Partizani nga Kupa e Shqipërisë
PARTIZANI 1-3 ELBASANI
39′ Kontreras – 25′, 49′ Lajthia, 119′ Ze Gomesh
NGJARJET KRYESORE
119′ Akordohen 4 minuta shtesë.
115′-119′ GOOOL! Partizani 1-3 Elbasani/ Penallti për Elbasanin. Të kuqtë protestojnë, ndërsa Ze Gomesh e merr përsipër dhe shënon gol.
109′ Shabani merr vendin e Muratajt te Partizani, Olberkis merr vendin e Lulajt tek Elbasani.
109′ Bytyçi ndëshkohet me karton të verdhë te Partizani.
107′ Manellari ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.
106′ Nis shtesa e dytë.
105′ Mbyllet shtesa e parë pa gol.
104′ Pretendimi i radhës për penallti tek Elbasani.
102′ Bunjaku ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.
102′ Skuka provon të shënojë vetë. Topi i goditur prej tij ndalet.
99′ Kasa pretendon për penallti tek Elbasani. Ishte në dylyftim me Fadairon, ndërsa Hamiti e konsideron të rregullt.
97′ Aktivizohen Boriçi dhe Bunjaku, largohen Abas dhe Lajthia tek Elbasani.
96′ Fadairo nuk godet si duhet në zonë. Rast i mirë për Partizanin.
91′ Nis pjesa e parë e shtesës. Partizani largon Isgandarlin dhe aktivizon Skukën.
90+7′ Travera i mohon Partizanit kualifikimin. Hjumen flirtoi me supergolin në fund. Takimi shkon me shtesa.
90+4′ Abas ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
90′ Lila ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.
88′ Karton i verdhë për Azemoviç tek Elbasani.
86′ Hjumen gjuan jashtë, pas pasimit të Kontreras. Më pas ky i fundit zëvendësohet duke i lënë vendin Tomës.
81′ Karton i verdhë për Muratajn.
80′ Largohet Sidibe, aktivizohet Fadairo te Partizani.
75′ Pas harkimit të Hjumen nga këndorja, Sembene godet me kokë. Topi përfundon jashtë. Rasti i parë për Partizanin në pjesën e dytë.
72′ Tension mes lojtarëve. Kërnaja ndëshkohet me karton të verdhë nga Hamiti.
71′ Atanaskoski ndëshkohet me karton të verdhë.
70′ Qaka ndëshkohet me karton të verdhë te Partizani.
70′ Ndryshe nga pjesa e parë, në 25 minutat e para të pjesës së dytë Partizani nuk shfaq rrezikshmëri. Asnjë rast i krijuar.
67′ Skuadrat mjaftohen me qarkullimin e topit në këto minuta.
62′ Klevis Kasa merr vendin e Nongoh tek Elbasani.
60’Asnjë episod për t’u përmendur deri tani, pas golit të dytë të Elbasanit.
49′ GOOOL! Partizani 1-2 Elbasani/ Lajthia i kthehet në makth “demave”, duke shënuar sërish. Doumbia pretendon për faull në momentin që humbi topin.
49′ Manellari tenton supergolin. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë.
46′ Nis pjesa e dytë. Ze Gomesh merr vendin e Lleshit tek Elbasanit.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Partizani 1-1 Elbasani.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
43′ Ankth tek “Arena e Demave”, pasi është Isgandarli që bie pa ndjenja nga përplasja me lojtarin e Elbasanit. Sulmuesi i Partizanit mund të vazhdojë pa problem, pasi merr edhe ndihmën e stafit mjekësor.
39′ GOOOL! Partizani 1-1 Elbasani/ Kontreras rikthen baraspeshën. Doumbia e asiston, duke vjedhur topin nga Manellari. Ky i fundit pretendon për ndërhyrje të gabuar.
38′ Janaçek ndal goditjen e Kontreras. Më pas Sidibe fal Elbasanin.
35′ Sembene rrezikon shumë duke humbur topin. Loukili nuk përfiton si duhet tek Elbasanit.
32′ Pretendime nga Partizani, për top të prekur me dorë në zonën e Elbasanit. Çdo gjë konfirmohet e rregullt.
30′ Sidibe fluturimthi tenton supergolin. Topi përfundon jashtë.
28′ Elbasani përfiton nga momenti i mirë pas golit. Lajthia provon me një goditje nga distanca, pret Qirko.
27′ Loukili ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.
25′ GOOOL! Elbasani gjen avantazhin. Lajthia dërgon topin në rrjetë, pasi Sembene dhe Bytyçi nuk kuptohen bashkë.
24′ Janaçek bën sërish mirë duke larguar vertikalizimin e Isgandarlit për Hjumen.
20′ Isgandarli futet në zonën e Elbasanit. Aty ku nuk ia del të konkretizojë.
16′ Sidibe ia jep topin Kolës në krahun e djathtë të sulmit. Pasimi i mbrojtësit të Partizanit kontrollohet nga Janaçek.
11′ Minutat e para flasin vetëm për Partizanin. Radha e Sembenes për t’u treguar i rrezikshëm.
10′ Isgandarli pranë supergolit. Traversa ndal sulmuesin e Partizanit.
9′ Kola teston portierin Janaçek. Ky i fundit tregohet i vëmendshëm.
8′ Hjumen jep një top për Kontreras. Sulmuesi i Partizanit fiton një këndore.
6′ Sidibe humbet rastin e parë në zonën e Elbasanit. Nuk ia del të godasë si duhet.
2′ Kontreras hedh një top, që nuk mbërrihet në zonë. Partizani shfaqet në sulm.
1′ Nis ndeshja e Kupës në “Arena e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
Partizani: Qirko; Atanaskoski, Bytyçi, Sembene, Kola, Murataj, Doumbia, Hjumen, Sidibe, Kontreras, Isgandarli
Trajner: Oltijon Kërnaja
Elbasani: Janaçek, Lulaj, Lila, Musta, Azemoviç, Manellari, Abas, Nongoh, Lukili, Lajthia, Lleshi
Trajner: Hektor Idrizaj













