Tiranë, 1 Dhjetor 2025, 13:27
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur një dysheme të re pagash për sektorin e ndërtimit, duke përcaktuar se asnjë pagë në këtë industri nuk mund të jetë më e ulët se 80 mijë lekë të rinj. Administrata Tatimore u bën thirrje të gjitha subjekteve të sektorit që të deklarojnë saktë dhe plotësisht pagat e punonjësve, në mënyrë që të shmangin kontrollet dhe masat administrative.
Ky vendim vjen si pjesë e planit sektorial të ndërtimit, me synim uljen e informalitetit dhe rritjen e pagesave të sigurimeve shoqërore. Tatimet theksojnë se fokusi i kontrolleve nga dhjetori 2025 do të jetë te subjektet që deklarojnë paga nën nivelin indikativ apo që ndryshojnë profesionet e punonjësve për të ulur artificialisht pagën e deklaruar.
Sipas listës së pagave orientuese të publikuara nga Administrata Tatimore, paga më e ulët në sektor është ajo e sanitarit me 60 mijë lekë të vjetra, ndërsa për profesionet e tjera si bojaxhinj e pllakaxhinj pagat variojnë nga 85 mijë deri në 90 mijë lekë të vjetra. Pagat më të larta i përkasin arkitektëve dhe menaxherëve të projekteve.
Tatimet paralajmërojnë se çdo subjekt që deklaron paga nën nivelin indikativ apo ndryshon funksionet e punonjësve për të shmangur detyrimet, do të konsiderohet me risk të lartë dhe do të jetë objekt i kontrolleve të thelluara.
Materialet orientuese dhe tabela referuese e pagave shoqëron njoftimin zyrtar të Administratës Tatimore.
paga-indikative-ndertimi-1764592784












