Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së

HOLANDË- Gjykata e Hagës ka anuluar seancat për muajin nëntor dhe dhjetor, për ish-krekët e UÇK-së. Ky vendim është vendosur nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Në gjykatën e Hagës, deri në këto momente janë dëgjuar vetëm dëshmitë e zyrtarëve James Rubin, Cristopher Hill dhe ish gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, të cilët kanë qenë të angazhuar në vendosjen e një armëpushimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu janë dëgjuar edhe dëshmitë e disa diplomatëvë amerikanë. Katër ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të vazhdojnë të mbahen në ambientet e paraburgimit në Hagë. Ata akuzohen për kime lufte kundër njerzimit.

“Pas përfundimit të Konferencës së Statusit të sotëm, ju njoftojmë se të gjitha seancat dëgjimore të planifikuara më parë për nëntor dhe dhjetor në gjyqin Thaçi etj, janë anuluar dhe hequr nga Kalendari i Gjykatës. Siç u përmend gjatë Konferencës së Statusit, Trupi Gjykues synon të nxjerrë një vendim mbi hapat e mëtejshëm në procedura më vonë këtë javë”, thuhet në njoftim.