SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq i irrituar gjatë një përballjeje me një gazetar të Bloomberg, i cili e ndërpreu ndërsa po jepte një përgjigje. Ngjarja ndodhi jashtë Air Force One dhe u transmetua në një intervistë live për Fox News, ku Trump u pyet për Tucker Carlson dhe intervistën e tij me mohuesin e Holokaustit, Nick Fuentes.
Ndërsa Trump po fliste, gazetari e ndërpreu, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të presidentit: “Do të më lejosh ta përfundoj deklaratën time? Je më e keqja. Je me Bloomberg, apo jo? Nuk e di pse të kanë marrë në punë,” tha Trump me nervozizëm. Identiteti i gazetarit është bërë i ditur, ndërsa Bloomberg nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga New York Post.
Në një tjetër incident të raportuar nga korrespondentja e CBS News në Shtëpinë e Bardhë, Jennifer Jacobs, Trump i tha gazetarit të Bloomberg: “Qetësi, qetësi, derrkuci,” pasi u pyet për dosjen e hetimit dhe qëndrimin e tij ndaj saj. Ngjarjet tregojnë tensionin e fortë midis presidentit dhe disa gazetarëve gjatë udhëtimeve të tij në Air Force One.













